Ndalimi i mjekut, flet Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Driton Veliu, ka folur lidhur me suspendimin e pulmologut të QKMF-së, Ibrahim Hoti, i cili nuk i ka ofruar ndihmë një pacienti të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar orarin.

Veliu tha se sjelljet e tilla janë të papranueshme.

“Ne në fakt sapo e morëm informatën dhe e pamë videon e kemi mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të Qendrës së Mjekësisë Familjare ku e kemi suspenduar përkohësisht mjekun deri në vendimin tjetër të Komisionit Disiplinor”.

“Për shkak të pandemisë mjekët janë të lodhur dhe të dërmuar. Por, këto sjellje janë johumane, joetike dhe joprofesionale. Janë të papranueshme nga menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe kemi qenë të detyruar të marrim masa”.

Ai ka thënë se nuk kanë informacione se ka pasë raste të tilla të ngjashme edhe më parë.

Mjeku Ibrahim Hoti është intervistuar lidhur me rastin dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Suspendimi i mjekut ka ardhur pas një videoje të publikuar nga portali IndeksOnline, e cila u shpërnda në rrjete sociale, ku shihet mjeku Ibrahim Hoti i cili me ton të ashpër refuzon ta trajtojë një pacient të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar ndërrimin e tij të punës.

Ngjarja paraprake

Biden heq ndalimin e vizave për punëtorët e huaj

Ngjarja e ardhëshme

Haskuka tregon nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të Prizrenit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian