ndalese per autobusa dhe automjete te renda transportuese ne disa akse rrugore rekomandohet posedimi i pajisjeve dimerore dhe karburant te mjaftueshem 65abf5ff9bf1d

Ndalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese në disa akse rrugore, rekomandohet posedimi i pajisjeve dimërore dhe karburant të mjaftueshëm

January 20, 2024
1 minut lexim

Reshjet e borës së mëngjesit të sotëm po shkaktojnë probleme në komunikacion në rrugët shtetërore. Në disa akse rrugore është vendosur ndalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese.

Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në itinerarin nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosurn dalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje dimërore të detyrueshme.

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur edhe në rrugën Gostivar – Strazhë dhe Kërçovë dhe në rrugën Mavrovë – Dibër.

Për shkak të reshjeve intensive të borës nga ora 08:45 ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese është vendosur edhe në rrugën nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafthanë

Në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë dispozitën ligjore për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, përdorimin e gomave të dimrit dhe rregullimin e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës, si dhe të kenë edhe rroba të ngrohta në automjetet e tyre dhe rezervuare të mbushura me karburant.

“Shërbimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë vazhdimisht në terren, në gatishmëri të plotë dhe do të mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”, thonë nga kjo Ndërmarrje.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, të përcjella me erë veriore.

MARKETING

RENT A CAR

frankensam arma e re e fuqishme ukrainase shkaterron ruset 65abf23fe5a63
Story i mëparshëm

FrankenSAM – arma e re e fuqishme ukrainase shkatërron rusët

eksperti serbia luan me evropen permes rusise krijon situate te tensionuar ne kosove me lufte hibride 65abf6eea40b8
Story i radhës

Eksperti: Serbia luan me Evropën përmes Rusisë, krijon situatë të tensionuar në Kosovë me luftë hibride

Të fundit nga

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

18 prilli njihet si Dita evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, që të formulohet dhe miratohet Karta e Pacientit. Dita
ShkoLartë