“Ndal sadopak vdekjet e qytetarëve të tu”, mjeku-Ramës: Shqiptarët me fat që për ta mendon BE dhe OBSH

Eksperti i Shëndetit Publik, Dr.Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se brenda 2 muajve vendi ynë do të përfitojë në sajë të mekanizimit COVAX 200 mijë doza nga kompania “AstraZeneca” dhe 20 mijë të tjera nga “Pfizer” me një çmim prej 5.25 dollarë për dozë.

Sipas mjekut, kjo dërgesë jo për shkak të meritës, por bujarisë së Bashkimit Europian.

Postimi i plotë i Dashos:

BORATI DHE COVAX-I

Pasi i vari shpresat për muaj të tërë tek COVAX, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Pfizer, Borati ka nisur të përqeshë COVAX-in, si një mekanizëm të ngathët dhe të padobishëm.

Shpresat tashmë janë varur tek Pfizer-i, marrëveshja me të cilin po propagandohet si arritja gjeniale e “lypësit numër një”!Vlonjatët kanë patur një barcaletë me “kompetentin” që zhvillohej pak a shumë në të njëjtat linja! Me stadiumin që herë shante futbollistët dhe herë veten…

Sa keq sërish për Boratit tonë!

Ndërsa Pfizer në të gjithë botën ka vonuar dërgesat, brenda dy muajve, Shqipëria (jo për meritë të Boratit, por në sajë të solidaritetit të COVAX-it), pritet të përfitojë gati 200 mijë doza të vaksinës së Astra Zeneca-s dhe 20 mijë doza të Pfizer-it me çmimin special prej 5.25 dollarë për dozë!

Ç’do të bëjë Borati?! Do të nisë të lavdërojë sërish “kompetentin”?!

Borat, Boll u bëre qesharak! Diplomacia është sport i vështirë dhe kërkon këllqe, jo shtete prej kartoni si ai që e ke katandisur ti Shqipërinë…

Bëj ndonjë punë të mirë për të ndalur sadopak ritmet e frikshme të COVID-it dhe vdekjet e qytetarëve të tu! Kjo është përgjegjësia jote!

Sa për të tjerat, shqiptarët janë me fat që për ta mendon Bashkimi Europian dhe OBSH-ja.

Ngjarja paraprake

Corona si test stresi për demokracinë

Ngjarja e ardhëshme

Propozimi për interpelancë ndaj Dimitrovit sot para deputetëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian