ndahet nga jeta diplomati shaban murati 67af0110ae3a7

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

February 14, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare.

I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndër veprat e tij më të spikatura janë “Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004), “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori” (2007) dhe “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021).

“Ta duash Shqipërinë si Shaban Murati!

Këtë mëngjes të hidhur u nis për shtegtimin e fundit diplomati, publicisti dhe njeriu i rrallë, Shaban Murati.

Sa e deshi ai Shqipërinë, e ka të gdhedur në veprat e tij të shumta dhe të rralla të lloji të tyre, të cilat janë dhe do të mbeten referenca të forta të debateve mbi identitetin shqiptar, gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, europiane é rajonale.

Është tronditëse për mua të pranoj që nuk do ta takoj më një mik kaq të vyer. Për shumë nga qëndrimet e mia publike, këshilla dhe meraku i tij ka qenë përtej së zakonshmes.

Mirënjohja për praninë e tij në rrethin e njerëzve më të dashur të jetës sime, do të jetë deri në fund të jetës sime!

I lehtë dheu, i dashur Shaban!

Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve é kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohë , e deshën dhe e çmuan personalitetin e tij”, shkruan shkrimtarja dhe deputetja Flutura Açka.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

gjesti vazhdon te refuzoje ti flase egli tenton ta kape me zor fizikisht per ti nxjerre ndonje fjale 67aefc631b691
Story i mëparshëm

Gjesti vazhdon të refuzojë t’i flasë, Egli tenton ta kapë ‘me zor’ fizikisht për t”i nxjerrë ndonjë fjalë

ne kerkim per kultivim te lendeve narkotike arrestohet ne kufi 25 vjecari 67af05fc4459d
Story i radhës

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet në kufi 25-vjeçari

Të fundit nga

Spitali i Pejës me mbi 3,000 operacione në 2024

Gjatë vitit 2024, Spitali i Pejës ka kryer gjithsej 3,024 operacione, duke siguruar shërbime kirurgjikale të shpejta dhe profesionale për pacientët e tij. Sipas të dhënave të publikuara, numri më i madh
ShkoLartë