Nazarko: Nesër Shqipërinë e viziton dhëndri i Trumpit

May 17, 2025
1 minut lexim

Opinionisti Mentor Nazarko ka thënë se Shqipëria sot e nesër është një lloj kryeqendre e politikës evropiane.

Nazarko bëri të ditur se nesër Shqipërinë do ta vizitojë dhëndëri i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do të marrë pjesë në një konferencë evropiane.

“Shqipëria sot e nesër është një lloj kryeqendre e politikës evropiane. Nesër Shqipërinë do ta vizitojë dhëndri i presidentit Trump, që do të marrë pjesë në një konferencë evropiane, vijim i samitit të sotëm”.

“Dhe për të mos u mjaftuar vetëm me cilësorin dhëndër, është Këshilltari Informal i Presidencës Trump, që qëndron mbrapa negociatave që çuan në firmosjen e dy marrëveshjeve të mëdha midis ShBA-së dhe Arabisë Saudite, në vlerë 1 trilion dollarësh”, tha Nazarko në Edicionin Special.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Me taksi vitin e kaluar janë transportuar 15,8 milionë udhëtarë

Story i radhës

Shkencëtarët e konfirmojnë, valët 5G nuk dëmtojnë shëndetin e njeriut

Të fundit nga

ShkoLartë