Navalny është pranë humbjes së njërës veshkë dhe sulmit në zemër

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është në rrezik të humbjes së veshkës ndërkohë që edhe shikimi i tij është duke u përkeqësuar, për shkak të grevës së tij të urisë, e cila ka nisur më shumë se dy javë më parë.

Navalny, 44-vjeçar, ka nisur
të refuzojë ushqimin në fund të marsit, për shkak të siç ka thënë, refuzimit të
autoriteteve të burgut për t’i dhënë trajtim shëndetësor për problemet me
shpinë dhe dhimbjet në këmbë.

“Gjendja e tij është kritike”, ka thënë Alexandra Zakharova, përfaqësuese e Sindikatës së Aleancës së Mjekëve, një grup të cilit autoritetet ruse i referohen si aktivistë opozitarë.

Ajo ka thënë se testet e
analizave të tij janë shumë keq dhe se përveç dështimit të veshkës, ai mund të
pësojë edhe sulm në zemër.

Rusia pati dënuar Navalnyn me
dy vjet e gjysmë burg, në shkurt të këtij viti. Ai ishte arrestuar në kufi, me
tu kthyer nga Gjermania ku po rikuperohej pas helmimit me nerv agjent.

Rreth 80 njerëz me ndikim në
botë, duke përfshirë këtu aktorë, historianë, gazetarë dhe regjisorë, në mesin
e të cilëve edhe shkrimtarët e famshëm JK Rowling dhe Salman Rushdie i kanë
shkruar një letër të hapur Putinit të premten përmes së cilës kanë kërkuar
trajtim urgjent mjekësor për Navalnyn.

Mirëpo, autoritetet ruse kanë thënë se i kanë ofruar atij trajtim mjekësor mirëpo ai e ka refuzuar duke kërkuar mjek që do ta zgjidhte vetë për ta trajtuar atë, kërkesë e cila është refuzuar. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Msiti i Llapit e martoi babën e vet për herë të dytë?

Ngjarja e ardhëshme

Da Silva: Në fushë hyjmë gjithmonë për të fituar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian