NATO: Turqia dhe Greqia krijojnë mekanizmin për mënjanimin e konfliktit

Greqia dhe Turqia kanë krijuar një mekanizëm ushtarak të dekonfliktit pas një serie bisedimesh teknike në Bruksel, tha NATO-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mekanizmi është krijuar për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidenteve në Mesdheun Lindor. Ai përfshin krijimin e një linje direkte komunikimi midis Greqisë dhe Turqisë, për të lehtësuar dekonfliktin në det ose në ajër”, thuhet në një deklaratë të aleancës ushtarake.

Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, e mirëpriti marrëveshjen në një postim në Twitter, duke thënë: “Kjo u arrit përmes angazhimit konstruktiv të Greqisë dhe Turqisë. Unë mbetem në kontakt të ngushtë me të dy aleatët”.

Delegacionet ushtarake turke dhe greke zhvilluan një seri bisedimesh teknike, duke filluar nga 10 shtatori, në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar Mesdheun Lindor. Raundi i gjashtë i bisedimeve u zhvillua të martën, sipas Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare.

Bisedimet, që kishin për qëllim uljen e rrezikut të një incidenti në vazhdën e tensioneve në rritje në Mesdheun Lindor, u planifikuan pas një telefonate midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.



. .

Ngjarja paraprake

Microsoft përditëson Surface Pro X me procesor të ri

Ngjarja e ardhëshme

Polici përleshet me qytetarin në mes të qytetit, tenton ta godasë me tullë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian