Nate Diaz tallet me Conor McGregorin derisa sfidon Dustin Poirierin për një duel

Nate Diaz është ylli i fundit nga UFC që ka përqeshur Conor McGregorin në humbjen ndaj Dustin Poirierin, derisa ka ftuar The Diamondin për një meç.

Amerikani u bë luftëtari i parë që nokautoi irlandezin, duke i shkaktuar kështu humbjen e katërt në karrierë.

Poirier e mposhti Conorin në raundin e dytë me nokaut, derisa Nate Diaz e ka sfiduar atë me një meç.

“Jam duke tentuar të shqelmoj prapanicën tënde. Bëhu për të, mos fol për të”, ka reaguar Diaz në Instagramin e tij.

“Këta djem përfundojnë në kohën”, ishte reagimi për Conorin.

Poirieri fitoi mbi një milionë euro nga lufta me irlandezin, derisa The Notorious mori rreth 20 milionë, përfshirë këtu të drejtat televizive.

Ngjarja paraprake

Djali i ri, një biond me sy bojëqielli pjesë e Për’puthen

Ngjarja e ardhëshme

Bajqinovci në Podujevë: LVV po merr përkrahje të madhe për fitoren e 14 shkurtit

të fundit nga