Nataliteti është në rritje në Maqedoni

Në tremujorin e parë të vitit 2022 në vend janë regjistruar 4009 lindje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku numri i tyre është rritur për 2,9%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Në tremujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 7427 persona, prej tyre 12 foshnje, që është një rritje prej 7,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.

Shtesa natyrore është -3 418, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i ulët se numri i vdekjeve.

Në këtë tremujor janë lidhur 2468 martesa dhe numri i tyre është më i ulët për 8,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në të njëjtën periudhë janë pranuar 459 raporte për shkurorëzime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesë burra përdhunojnë 15-vjeçaren në Mirditë të Shqipërisë

Story i radhës

VMRO-DPMNE: Keqmenaxhimi energjetik do të sjell fatura më të shtrenjta për qytetarët

Të fundit nga