naser hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe per 1 muaj 678928330bb86

Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj

January 16, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit.

Hafizi ishte arrestuar në tetor të vitit të kaluar për keqpërdorime dhjetëra miliona euro nëpërmjet shlyerjes së borxheve të kompanive për ambalazhimin e ujit dhe pijeve në Kosovë.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, në çështjen penale kundër të pandehurit N. H., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 08.01.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së,

ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N. H., iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, e cila masë i llogaritet nga data 10.01.2025 deri më datë 10.02.2025”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kishin dale per gjueti 34 vjecari dyshohet se ngaterroi kusheririn e tij me kafshe te eger dhe e qelloi me cifte 67891ed23c0cf
Story i mëparshëm

Kishin dalë për gjueti, 34-vjeçari dyshohet se ngatërroi kushëririn e tij me kafshë të egër dhe e qëlloi me çifte!

shaqiri ligji per perfaqesimin e drejte shume shpejt do te plasohet ne publik 67892b3eb7ea4
Story i radhës

Shaqiri: Ligji për përfaqësimin e drejtë shumë shpejt do të plasohet në publik

Të fundit nga

ShkoLartë