​Narrativat serbe për Kosovën, Schneeberger: Po i përhapin Vuçiq dhe “kukullat” e tij në veri

min lexim

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar karshi dezinformatave që udhëheqësit në Serbi po bëjnë për Kosovën, duke thënë se kjo narrativë është përhapur jo vetëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por edhe nga “kukullat e tij vendase”, duke aluduar në politikanin Aleksandër Arsenijeviq.

Derisa zyrtarët serbë po përhapin dezinformata duke pretendtuar se gjoja po ndodh “spastrim etnik” apo edhe “gjenocid” ndaj serbëve në veri të vendit, Schneeberger ka thënë se realisht serbët në Kosovë janë nën presion nga Serbia.

Narrativa e ‘gjenocidit’ ndaj serbëve në Republikën e Kosovës është përhapur jo vetëm nga vetë Vuçiq, por edhe nga kukullat e tij vendase. Por çfarë i kërcënon në të vërtetë serbët e Kosovës – një dyqan ushqimesh të shpejta, një bilbil apo ndikimi nga Serbia?”, ka shkruar ajo në X.

Arsenijeviq njihet për provokime, për cka edhe është arrestuar disa herë nga Policia e Kosovës. Së fundi janë publikuar disa fotografi ku ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të maskuar të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në Zveçan, kur janë sulmuar trupat paqeruajtëse të KFOR-it. 

Story i mëparshëm

Ryva Kajtazi mahnit me paraqitjen e saj në qytetin e Parisit

Story i radhës

Prindërit e nxënësve në Romanat të shqetësuar: Shteti të na sigurojë transportin

Të fundit nga