Napoli pret Atalantan në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Napoli e pret sonte në “Diego Armando Maradona” skuadrën e Atalantas!

Kjo është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, derisa e dyta pritet të zhvillohet pas një javë në Itali.

Edhe pse priteshin disa ndryshime, megjithatë as në këtë ndeshje nuk ka startuar mbrojtësi i Kombëtares se Kosovës Amir Rrahmani. Por, në këtë ndeshje nga minuta e parë ka startuar mbrojtësi i krahut të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Gattuso ka vendosur që sulmin në këtë ndeshje t’ia besojë:  Politano, Lozano dhe Insigne.

Në anën tjetër për Atalantan Xhemshiti ka startuar nga fillimi i ndeshjes kurse në sulm janë: Muriel dhe Duvan Zapata.

Ngjarja paraprake

“Ku po shkojmë”, Çka po kurdisin Shyhrete Behluli dhe Remzie Osmani?

Ngjarja e ardhëshme

Policia kineze shkatërron grupin që shiste vaksina të rreme për COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian