Napoli kthehet te fitorja në një fushë aspak të lehtë!

Napoli kthehet te fitorja në një fushë aspak të lehtë! Në “Bentegodi” të Veronës, vjen suksesi 2-1 teksa protagonisti është shënuesi më i mirë, Osihmen!

Në pjesën e parë, një krosim i bukur nga Politano gjen nigerianin brenda zone që gjen kohën për të kërcyer dhe shënuar. Në pjesën e dytë, sërish ai, Victor Osimhen!

Napoli gjetun edhe golin e dytë ndaj Verona-s në Bentegodi dhe këtë herë asistuesi është Di Lorenzo. Një aksion i nisur shpejt nga rivënia anësore sërish.

Nëse në pjesën e parë ishte Politano ai që dha asistin pasi mori top në rivënie anësore nga Di Lorenzo, këtë herë është Di Lorenzo ai që merr top në rivënie anësore, depërton në zonë dhe pason për Osimhen, që e ka lojë fëmijësh të shënojë…

Për nigerianin është goli i nëntë në Serie A dhe menjëherë pasi ka parë topin në rrjetë ai ka shkuar te tribuna ku ndodhej tifozeria axurre, i ka marë aparatin fotografik një fotografi të ndodhur aty duke bërë pikërisht atë “rol” dhe duke nxjerrë fotografi pikërisht fansat e ekipit të tij…

Një veprim që dikur e ka bërë edhe Francesco Totti në Olimpico.

Por, Verona ngushton shifrat në 1-2 me golin e Faraonit. Një krosim i bukur nga Tameze në krah dhe devijimi perfekt i lojtarit të Verona-s. Napoli ka frikë, por Ceçherini që kishte marrë një të verdhë, e ndal topin me dorë dhe ndëshëkohet për herë të dytë duke lënë Verona-n me dhjetë.

Në fund është Rui ai që godet traun e portës së Veronas dhe pas 6 minutash shtesë, Napoli mer frymë lirisht dhe 3 pikët e rëndësishme në kampionat që e rikthejnë në pistë pas humbjes ndaj Milanit. Me kete sukses, Napoli shkon 60 pike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kim dha një këshillë për etikën në punë dhe aktorja shpërtheu kundër saj

Story i radhës

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, vizitë në Kosovë

Të fundit nga