Napoli ka festë

Napoli ka festë pas më shumë se një javëve në izolim për shkak të rasteve me Covid-19.

Klubi italian ishte prekur me Covid-19 pas ndeshjes me Genoan, ku dy futbollistët që rezultuan pozitivë ishin Zielinski dhe Eljif Elmas.

Por testet e fundit që kanë mbërritur në klub kanë dalë të gjitha negative dhe asnjë lojtarë më nuk është i prekur me këtë virus.

Megjithatë të gjithë anëtarët e klubit përfshirë stafin teknik dhe futbollistët ende janë në karantinë në një hotel në Napoli.

Kjo ishte kërkesa e trajnerit Gattuso i cili ka bërë me dije se do të dalin nga izolimi ditën e hënë.

Vlen të përmendet se te Napoli janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.

Që të dy kanë munguar në grumbullimet e Kosovës dhe Shqipërisë për ndeshjet e muajit tetor.

Kujtojmë që për shkak të rasteve me Covid, u shty edhe ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, pasi ekipi i drejtuar nga Gattuso vendosi të mos udhëtojë në Torino.

Ngjarja paraprake

Dëmtohet gypi i ujit në lagjen "Dardania" në Prishtinë

Ngjarja e ardhëshme

Koeman thotë se Pjanic do të jetë “spiuni” Barcelonës para përballjes me Juven e Ronaldos

të fundit nga