Napoli i frikshëm

Napoli ka shkatërruar më rezultatin 4:1 Atalantën ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t në Serinë A.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gatuzos që e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 4:0. Dopieta e Lozanos në minutat 23’ dhe 27’, dhe golat e Politanos 30 e 43’, i dhanë një avantazh të mirë ekipit napolitan, për të administruar mirë pjesën e dytë.

Pikërisht në të dytën Gasperini bëri edhe disa lëvizje në skuadër, duke hedhur në fushë edhe Gjimshitin, teksa bergamaskët gjetën edhe golin. Ishte Lamers që shënoi në minutën e 69, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë, pasi të kaltrit e ruajtën shumë mirë avantazhin.

Napoli shkon në kuotën e 8 pikëve, në vendin e 3-të Atalanta qëndron e dyta me 9 pikë.

Ngjarja paraprake

Southampton ngushton epërsinë

Ngjarja e ardhëshme

A do ta besoni: “Enca Haxhia e virgjër dhe ende pa të dashur”!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian