Napoli bllokohet në aeroport, loja me Juventusin rrezikon të mos zhvillohet

Pasvendimit për ta pezulluar zhvillimin e ndeshjes ndërmjet Genoas dhe Torinos, drejtuesit e Serie-A mund të detyrohen që vendimin e njëjtë ta marrin edhe për ndeshjen e madhe ndërmjet Juventusit dhe Napolit, e planifikuar të zhvillohet të dielën në mbrëmje.

“Azzurët” të cilët së fundi konfirmuan infektimin e dyshes Elmas dhe Zielinski me Covid-19, arritën në aeroport kur në ora 19:45 kishin planifikuar të fluturonin drejtë Torinos, u bllokuan nga autoritetet shtetërore dhe u detyruan të riktheheshin secili nëpër shtëpitë e tyre.

E gjitha kjo situatë erdhi pasi në orët e fundit Juventusi konfirmoi se dy anëtarë të stafit teknik kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19.

Ekziston frika se një përhapje e madhe e virusit mund të ndodh nëse lejohet zhvillimi i kësaj ndeshje dhe si pasojë të vie deri tek pezullimi i të gjithë kampionatit italian të futbollit.

Ngjarja paraprake

Londra dhe Brukseli dakord të punojnë intensivisht për një marrëveshje postBrexit

Ngjarja e ardhëshme

Provokojnë rëndë serbët në Prizren, në ceremoni fetare thërrasin “Kosova është Serbi”

të fundit nga