Naim Miftari po i zbardh të ligat e çdo tradhtari

Shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe mbarë shqiptarët do të ishin në hamendje dhe lajthitje për shumë ish figura ushtarake, politike, qeveritare e shtetërore, po të mos i zbardhte, sqaronte dhe argumentonte të vërtetat e tyre mizore Naim Miftari, ish-epror i UÇK-së dhe ish-agjent i SHIK-ut.

Ish-komandantët e UÇK-së, milionerët e pasluftës në Kosovë, e braktisën lavdinë për ta krijuar pasurin.

Ish-komandantët e UÇK-së në Kosovë, e mashtruan veten, e shkelën betimin, idealin dhe lavdinë kombëtare madhore, për tradhtinë, vëllavrasjen, hajninë, korrupsionin dhe pasurimin e jashtëligjshëm.

Disa prej ish komandantëve të UÇK-së betimin dhe idealin e luftës për liri, e shkelën me të dyja këmbët qysh në fillimin e rrugëtimit drejt lirisë, që kur e themeluan Klanin “ROGNER” në Tiranë, duke i vjedhur paratë e djersës së mërgimtarëve tanë dhe duke planifikuar dhe realizuar edhe vëllavrasje, ndërsa disa të tjerë e shkelën betimin dhe idealin e luftës dhe lavdinë e tyre pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, nëpërmjet tradhtisë e vëllavrasjeve për pushtet, por edhe nëpërmjet pasurimit milionësh me hajni dhe korrupsion.

Këta ish komandantë të UÇK-së, nuk e menduan fare se lavdia mbetet e përjetshme, ndërsa paraja dhe pasuria sa ora vjen dhe sa ora e shkon, dhe ua rëndon shpirtin në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Kujtojeni Zotin dhe vdekjen para se të kryeni tradhti, vëllavrasje dhe hajni

Në momentin e vdekjes njeriu nuk mund të gjejë shpëtim as nga pasuria, as nga pozita që ka patur, as nga fëmijët dhe as nga shoqëria.

Ka vetëm dy mundësi, ose ta duash diçka që është kalimtare, ose ta duash Zotin, i cili është i përjetshëm.

Këtë të vërtetë për jetën duhet ta dinë besimtarët myslimanë, por edhe besimtarët e besimeve tjera që e respektojnë Zotin e Madhërishëm, sepse Zoti është Një dhe i pazëvendësueshëm. Po të kishte shumë zota bota do të ishte në një rrëmujë të vërtetë.

Tradhtia, vëllavrasja dhe hajnia janë tiparet më të liga të njeriut që bien ndesh me të gjitha normat etike, humane fetare dhe njerëzore.

Shtresimi i pasurisë me tradhti, vëllavrasje, dhe hajni është tragjedia më e madhe që njeriu ua shkakton tjerëve, por dhe vetes së tij.

Për sa kohë ekziston njerëzimi nuk ekziston asnjë shembull, apo as edhe një rast i vetëm në botë, ku njeriu me vdekjen e tij ta ketë marrë me vete edhe pasurinë e tij, qoftë të luajtshme, qoftë të paluajtshme për ta shfrytëzuar në jetën e përtejme.

Njeriu në këtë jetë nuk merr asgjë tjetër veçse një gropë ku vendoset trupi i pajetë i tij dhe truallin me të cilin mbulohet dhe asgjë tjetër.

Tradhtitë e zbardhura me dëshmi

Si te Naim Miftari me deklaratat e tij argumentuese nuk lejon që krimet, hajnitë dhe papërgjegjsitë e ish udhëheqësve ushtarake, politike, qeveritare dhe shtetërore në Kosovë, në Shqipëri dhe te mbarë shqiptarët të mbeten të mbuluara dhe të fshehura për ne, por edhe të fshehura për drejtësinë dhe ligjin, që këta njerëz të lige ta marrin dënimin e merituar.

Naim Miftari me guximin, dinjitetin, korrektësinë, ndershmërinë, moralin dhe karakterin e tij të lartë, i thotë të keqes e keqe, të zezës e zezë, të mirës e mirë, dhe të bardhës e bardhë.

Naim Miftarin këto cilësi të larta njerëzore e bëjnë demaskuesin më rigoroz të së keqes dhe ua fut tmerrin në palcë keqbërësve, duke i paralajmëruar që herët a vonë për veprimet e tyre keqbërëse anti kombëtare dhe anti njerëzore, herdo kurdo do të dalin para drejtësisë dhe ligjit.

Nga të gjitha deklaratat që i ka dhënë deri sot Naim Miftari për veprimet antikombëtare, duke filluar nga fillimet e organizimit të UÇK-së, nga lufta e UÇK-së, nga keqpërdorimet mafioze të fondit “Vendlindja Thërret” dhe të fondit të “3 %”, që mërgimtarët i dërgonin pa u kursyer për luftën e UÇK-së, nga keqpërdorimet, shantazhimet dhe vëllavrasjet për pushtet që i organizonte klani “Rogner” dhe klani “Pronto” gjatë luftës së UÇK-së dhe pas lirisë e pavarësisë së Kosovës, nuk pati asnjë demantim nga asnjë subjekt individual, partiak apo klanor, ndaj demaskimeve që i ka bërë deri sot Naim Miftari.

Naim Miftari, më 20 prill 2022, në “Bota Sot”, botoi shkrimin komentues për ish komandantët e UÇK-së dhe ish politikanët e Kosovës dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Akuzat e rënda bie mbi Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn, si figura të lidhura me korrupsionin dhe krimin e organizuar, që ndikojnë në instalimin e udhëheqësve në pozita.

“Figura të larta politike në Kosovë si Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë rol të fuqishëm në politikë dhe kanë ndikuar në instalimin e liderëve kyç. Korrupsioni dhe klientelizmi shpesh bëjnë presion te votuesit gjatë zgjedhjeve”, thuhet në këtë raport.

Sipas Naim Miftarit, “Që nga viti 1999 dhe pas luftës Kosova nuk është ngritur në këmbë nga krimi i organizuar, korrupsioni, nga hajnat e “3%” dhe fondi “Vendlindja thërret”, e deri të shkatërrimi i drejtësisë, bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, ekonomisë, gjer te vrasjet e kundërshtarëve politikë, plaçkitja e pronave, e fabrikave shoqërore, përmes AKM-së (AKP-së), kanë ardhur nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Edhe në dialogun Kosovë-Serbi, Kosova i lëshon pe dhe i bën favore Serbisë. Serbia jo vetëm se nuk pati përgjegjësi, nuk i dorëzoi mijëra kufoma të civilëve shqiptarë, por nuk dha përgjegjësi as për dhjetëra mijëra vrasje, dhunime, plaçkitje e pastrim etnik- gjenocid të 80 % të popullsisë shqiptare. Nuk e dorëzoi as edhe një kriminel të luftës”.

Kanë arritur të korruptojnë edhe ambasadorë dhe zyrtarë të ambasadave në Kosovë, dhe fatkeqësisht edhe ambasadat e Kosovës nëpër botë i kanë mbushur m përfaqësues të shtetit, por i kanë stërmbushur edhe me dashnore, sekserë, nipa, teze, motra e familjarë të tyre, prandaj shpesh thonë se Qeveria Kurti 2, e ka shumë vështirë ta pastrojë Kosovën nga një sistem që në vendin tonë e kanë ngritur dhe e kanë kultivuar qe 20 vite.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sela: Baca Sylë, do të mbetesh gjithmonë simbol i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë shqiptare

Story i radhës

Sulm me armë në një kishë në Nigeri, dyshohet për të vrarë e të kidnapuar

Të fundit nga