Naim Miftari: Asociacioni të kushtëzohet me këto kushte nga Kosova

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka shkruar për formimin e Asociacionit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet të kushtëzojë nënshkrimin e Asociacionit me disa kushte.

Miftari ka përmendur edhe kushtet të cilat duhet të vendosën.

Postimi i plotë:

Kosova të kushtëzojë nënshkrimin e Asociacionit serb pa fuqi ekzekutive vetēm me tri gjëra!

1. Kosova të pranohet pa penguar menjëherë në NATO!

2. Për qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujonovcit, Medvegjes …të kërkohet i njëjti Asociacion, të njëjtat të drejta sikurse kërkesat serbe për serbët e veriut!

3. Ndjekja me ligj e kriminelëve të luftës dhe kthimin e kufomave të civilëve shqiptarë që Serbia i ka fshefur dhe i ka djegur-zhdukur nëpër territorin serb!

Story i mëparshëm

A ndikon nëse rritesh me një motër ose vëlla në personalitetin tonë?

Story i radhës

Zhvilluesit e Tweetbot krijojnë një aplikacion për Mastodon

Të fundit nga