Naim Lakna – lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës, kujton një rast të frikshëm 

Edhe sporti skofiar përkatësisht volejbolli ka hasur në telashe të panumërta në vitet e 90-ta, duke u përballur me agresionin e madh të regjimit kriminal serb.

Naim Lakna i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër volejbollistët më të dalluar të asaj periudhe.

Si çdo sport edhe volejbolli ishte në presionin e madh, disa ndeshje të tyre u ndërprenë nga milicia serbe, ka pasur edhe shumë zyrtarë të këtij sporti që u maltretuan, u arrestuan dhe u rrahën. 

Naim lakna kujton një detaj në Therandë, kur u keqtrajtuan nga milicia serbe. 

“Ishim duke luajtur në Therandë kur kanë hyrë policia dhe aty i morën kapitenin e ekipit tonë (KV Arbëria nga Kamenica) dhe atë të Therandës. Ishte një ditë shumë e rëndë dhe siç dihet, kërcënimet e policisë ishin nga më të rënda”, tregon Lakna, që ka qenë prej lojtarëve më të mirë në pozitën e pranuesit. 

Ai është krenar që i takoi armatës së sportistëve, duke i bërë rezistencë okupatorit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës ashtu si munden në fusha dhe salla të improvizuara. sot ndihet i lumtur kur sheh të rejat dhe të rinjtë, duke lozur të lirë dhe garuar në garat e ndryshme ndërkombëtare.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Nëse masat nuk japin rezultate, mund të vendosim masa të reja kufizuese

Ngjarja e ardhëshme

Të dielën mot i vranët dhe me reshje bore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian