Naim Fetahu denoncon një vjedhje nga thesari i Komunës së Podujevës

Dy pagesa në vlerë 33.558 euro janë ekzekutuar nga Thesari i Komunës së Podujevës në kategori të gabuar.

“Vlera 31.128 euro është paguar nga kategoria e investimeve kapitale për kompensimin e pagave të një punëtoreje të arsimit, të larguar nga puna pa bazë ligjore. Si dhe vlera 2.430 euro është paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve për kompensimin e tri pagave jubilare me rastin e pensionimit”.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë dhe kandidati për kryetar i kësaj komune, Naim Fetahu.

Ai ka thënë se kjo ka ndodhë sepse komuna, e para, ka larguar nga puna një punëtore të arsimit pa bazë ligjore.

“E dyta, nuk ka planifikuar mjete të mjaftueshme në kategorinë e pagave. Kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit të komunës që të siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që shpenzimet të planifikohen në ndarjet adekuate të buxhetit.”, ka thënë Fetahu.

Më tej, Fetahu ka thënë se ky është vetëm një nga rastet që auditori ka zbuluar në lidhje me keq-menaxhimet në Komunën e Podujevës, e të cilat ai dhe PDK në Podujevë do ti bëjnë publike llapjanëve një nga një. “Mjaftë më. Podujeva meriton më mirë.”, ka thënë Fetahu.

Ngjarja paraprake

Leao: Barazimi ndaj Romës ishte zhgënjyes

Ngjarja e ardhëshme

MASh: Më pak se 1 për qind e nxënësve dhe mësuesve janë prekur nga Covid-19

të fundit nga