Nagorni-Karabaku, Armenia dhe Azerbajxhani pritet të zhvillojnë një takim në Washington

Armenia dhe Azerbajxhani deklaruan të martën se ministrat e tyre të jashtëm pritet të takojnë të premten në Washington Sekretarin e Shtetit amerikan, Mike Pompeo, në përpjekje për t’ju dhënë fund luftimeve më të rënda në Nagorni-Karabak që nga vitet 90-ta.

Sipas Reuters, Departamenti i Shtetit nuk dha ndonjë prononcim për sa i përket kësaj çështjeje.

Rusia ndërmjetësoi përpjekjet për ndalimin e luftimeve mbi Nagorni-Karabak, por dy armëpushime të ndërmjetësuara nga Moska nuk i ndaluan luftimet mes të dyja palëve, pasi herë pas here ato fajësuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.

Rajoni Nagorni-Karabaku gjendet brenda territorit të Azerbajxhanit mirëpo është i banuar me shumicë armene. Luftimet e ashpra për këtë territor filluan më 27 shtator të këtij viti.

Ndërkohë, ende nuk u bë ditur nëse ministrat e jashtëm të palëve ndërluftuese do të takoheshin me Pompeon veçmas ose në të njëjtën kohë.

Ngjarja paraprake

Mbi 2600 raste të reja me Kovid-19 për një javë në RMV

Ngjarja e ardhëshme

Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian