Nagelsmann i tregonte Lewandowskit ku të pozicionohej për harkime, reagimi i yllit polak ishte fantastik

Nagelsmann provonte t’i tregonte Lewandowskit ku të pozicionohej për harkime, reagimi i yllit polak ishte fantastik

Robert Lewandowski duket se do të largohet nga Bayern Munich këtë verë, pas disa komenteve të forta për klubin.

Lewandowski ka shënuar plot 344 gola për gjigantin gjerman, por është në kërkim të një aventure të re pasi i ndihmoi ata drejt një titulli tjetër të Bundesligës.

33-vjeçari ka qenë thjesht fantastik gjatë tre sezoneve të fundit, ndërsa ishte jashtëzakonisht i pafat që nuk iu dhurua Topi i Artë në vitin 2020, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, tani ylli polak dëshiron me çdo kusht që të largohet këtë verë nga Bayerni, dhe si duket ai nuk është fajtori i vetëm, pasi që “TZ” ka treguar se ai nuk përshtatej me ndryshimet taktike që trajneri Julian Nagelsmann kërkonte.

Sipas “TZ”, Nagelsmann synonte që të përforconte skuadrën e tij dhe aplikonte më shumë stilin e lojës nga krahët, ku edhe e sugjeronte Lewandowskin ku të pozicionohet brenda 16-metërshit gjatë harkimeve.

Sidoqoftë, Lewandowskit, nuk i ka pëlqyer kjo gjë pasi që nuk ngurroi t’i kujtonte trajnerit të tij se ishte ai, dhe jo Nagelsmann, që kishte shënuar 41 gola brenda një sezoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Erdogan kandidon për president

Story i radhës

Arbon Desku: Vokrri, Peci e Binaku, ky trinom ka fituar pavdekësinë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish