Nadal kalon në finalen e Roland Garros

Rafael Nadal i ka buzëqeshur fati në gjysmëfinalen e Roland Garros teksa ka kaluar në finalen e turneut të tij të preferuar pasi rivali gjerman Alexander Zverev dëmtoi kaviljen në setin e dytë të takimit duke e pasur të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Tenisti spanjoll që sot festonte edhe datëlindjen e 36-të, fitoi në setin e parë në “tie break” me rezultatin 7-6.

Një set mjaft i luftuar teksa Zverev u duk më afër triumfit, megjithatë në fund Nadal ia doli të fitonte.

Në setin e dytë, gjithashtu lufta sportive ishte tejet e lartë dhe secili prej tenistëve dukej sikur do të ishte pranë triumfit të tij, megjithatë në fund, sërish seti shkoi në shifrat 6-6 dhe do të duhej sërish “tie break” për të nxjerrë fituesin.

Por, Zverev ishte i pafat pasi ndrydhi kaviljen dhe në këtë formë, Nadal fiton biletën për finalen e së dielës teksa kërkon triumfin numër 14 në tokën franceze. Përballë spanjollit do të jetë një mes Casper Ruud dhe Marin Cilic ndërsa vlen të theksohet se Nadal nuk ka humbur asnjë finale në Roland Garros,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Të hënën protestojnë shoqatat e dala nga lufta

Story i radhës

Këto janë disa këshilla të vlefshme, se si ta menaxhoni humorin jo të mirë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish