‘Na kërcënojnë me bukën e gojës’, minatorët e Munellës-Bushatit: Do ikim sapo të na jepet mundësia

Në rrethin e Pukës pjesa me e madhe e banorëve kanë si të vetmen mënyre jetese punën në minierën e Munellës. Minatorët e kësaj zone shprehen se nuk kanë asnjë kusht apo siguri sa më të vogël për jetën e tyre brenda galerive ku nxirret edhe bakri.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me punonjësit, ku mes diskutimeve minatorët shfaqën problematikat e tyre ku vinin theksin tek kushtet jashtë çdo standardi për jetën dhe rrogat minimale.

Sipas tyre qeveria i ka lënë jashtë çdo vëmendje ku e vetmja rrugëzgjidhje për ta është braktisja e kësaj miniere.

Problem në këtë zonë, mbetet edhe infrastruktura rrugore që lidh Fushë Arrëzin, me minierën e Munellës, ndotja e ujit te pijshëm apo investimet ne bujqësi.

Bushati, pasi dëgjoi shqetësimet e punonjësve i njohu me programin e Partisë Demokratike, si e vetmja alternative e cila mendon për të gjithë shqiptarët.

Ai angazhohet se sëbashku me kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha do të shohin me përparësi trajtimin ekonomik, financiar, pensionet e ulëta por edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe jetësore për banoret e kësaj zone.

Ngjarja paraprake

15-vjeçarja dhunohet nga 20 persona për 8 ditë

Ngjarja e ardhëshme

Kujtim Shala: Unë jam ende duke parë...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian