Na keni humbur vetëbesimin nacional

1.”U vaksinova në Serbi”- po më thotë një shok i lindur në Preshevë, e i rritur në Prishtinë.
“Nuk pata qare. Shumë po tutna. Më ka vdekë një i afërm prej Covidi” – dhe po vazhdon – “Kishte edhe një numër i shqiptarëve të Kosovës që po vaksinohen në Serbi. Po i gjejnë mënyrat”.

2.
Jemi të vetmit në regjion që nuk e kemi siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër Covid 19.

Kjo çështje nuk ka të bëjë me korrupsion.

Thjeshtë, politikanët i kemi të paaftë.

Katastrofë!

3.
Kur padituria e politikanëve tanë kombinohet edhe me korrupsion na del rezultati si në vijim:

  • Jemi të vetmit në regjion që nuk e kemi liberalizimin e vizave:
  • Jemi të vetmit në regjion dhe më gjërë që nuk kemi sigurim social;
  • I kemi pensionet më të vogla në Evropë;
  • Arsimin e kemi katastrofal;
  • Me pasë mundësi, shumcia e popullatës ikë prej Kosovës;

Shteti thuaja nuk funksionon!

4.
Si rast eklatant i mosfunksionimit të shtetit e kemi rastin e tabelave për automjete. A ka ndonjë shtet në Evropë që i ka ndodhë mos me pasë tabela për 3 muaj?

A ka ndonjë shtet në Evropë ku në spital duhet blerë madje edhe shiringat dhe fashat?

5.
Kam pasur kritika të mëdhaja në punën e Eulex-it, sa ka pasur fuqi ekzekutive.

Tani po e shoh që e kam pasur gabim.
Sistemi i ynë i drejtësisë po vuan për Eulex-in.

6.
Politikanët tanë analfabet dhe primitiv, na kanë humbur vetëbesimin nacional.

Kemi filluar të besojmë, që nuk jemi të aftë për asgjë.

Ngjarja paraprake

Xhiro dhe grumbullim njerëzish në kafet te Liqeni pa masa anti-Covid

Ngjarja e ardhëshme

Tirana pa tre titullarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian