Na duhet një tryezë e partive, e ngjashme me Kongresin e Lushnjës

Kosova po fundoset për çdo ditë. Fajin primar e ka Serbia, e cila po e minon çdo përpjekje të Kosovës për konsolidim. Fajin e madh e ka edhe Bashkimi Evropian, që po e favorizon Serbinë. Faj të rëndë kanë armiqtë e Kosovës, Rusia e Kina, që e kanë bllokuar në OKB e gjithandej.

Por fajin e pafalshëm e kanë politikanët tanë, që nuk po gjejnë rrugëzgjidhje. (Nuk është arsyetim të thuhet se nuk po mundemi, ose nuk po dimë. Ata janë aty për të mundur e për të ditur.) Fatkeqësisht, ata kanë hyrë në skemën e armiqve të vendit tonë e po sillen si të humbur.

Mua kjo javë më duket vendimtare për fatin e Kosovës. Jo për zgjedhjet në SHBA. Për veprimet që duhet të ndërmirren në Kosovë.

Veprimi që mund ta shpëtojë vendin nga kollapsi dhe nga dezintegrimi është një tryezë e përbashkët e partive kryesore politike (LVV, LDK, PDK, AAK, Nisma dhe AKR, ku do të arrihej pajtim për këto çështje:

a) ngritja e menjëhershme e padisë për gjenocid kundër Serbisë;

b) ndryshimi i mandatit të Gjykatës Speciale, duke përfshirë të gjitha krimet e luftës, pra edhe të ushtrisë, policisë, administratës e qeverisë së ish-Jugosllavisë e të Serbisë në vitet 1989-1999, (gjithsesi duke përfshirë Vuçiqin e Daçiqin)

c) ndryshimi i ligjit të zgjedhjeve, duke futur sistem mazhoritar me zona zgjedhore dhe duke eliminuar aspektet bllokuese nga statusi i minoriteteve;

d) duke ngrirë statusin e komunave rurale të formuara nga Plani i Ahtisarit, derisa Serbia ta pranojë atë Plan;

e) zgjedhja e presidentit të bëhet me zgjedhje direkte;

f) formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse, me një kryeministër nga partia e parë e zgjedhjeve të 6 tetori 2019, por që pranohet me koncensus nga partnerët e koalicionit; dhe

g) marrëveshje që zgjedhjet parlamentare e presidenciale të mbahen në prill 2021.

Nëse mirren këto vendime urgjentisht, gjatë javës, vendi do të shpëtohej. Siç u shpëtua Shqipëria në Kongresin e Lushjes.

Ngjarja paraprake

Rrëfehet e ëma e 29-vjeçarit që u hodh nga ‘Covid 2’: Ja si e mora vesh lajmin e rëndë!

Ngjarja e ardhëshme

Më 10 Nëntor Apple bën lëvizjen e madhe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian