“Na duhet ndonjë gjerman në shtëpi”, Iva Tiço: Si më solli partneri në vete pasi u infektova

Pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon këtë pasdite ishte edhe gazetarja e njohur Iva Tiço.

E vetizoluar në shtëpinë e saj pasi rezultoi pozitive me koronavirus, Iva tregoi se është duke e kaluar lehtë.

Gazetarja pohoi se për momentin ka humbur shijen dhe nuhatjen, megjithatë problemin më të madh e ka me këshillat që i vijnë lart e poshtë nga njerëzit.

“Para se të bëja tamponin, më sugjeruan të bëja analizën e gjakut e të nisja antibiotikët”, u shpreh Iva, duke shtuar më tej se gjakftohtësia e partnerit e bëri të vepronte me qetësi.

“Na duhet ndonjë gjerman në shtëpi për të ruajtur qetësinë”, tha me humor gazetarja.

Ngjarja paraprake

AHMETI: Ndarja e Maqedonisë gjatë vitit 2001 do të kishte pasoja të paparashikueshme për të dyja palët (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

AHMETI: Pa nënën Shqipëri, UÇK-ja do ta kishte të vështirë të fitonte (VIDEO)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian