Mykolaivi i Ukrainës çdo ditë me granatime, banorët: Po mbahemi

Në Mykolaiv ka granatime çdo ditë, rusët janë në periferi në lindje dhe jug, duke goditur fshatrat përreth dhe duke detyruar mijëra njerëz të ikin.

Lamtumirat janë bërë një pamje e njohur në të gjithë Ukrainën gjatë 100 ditëve të fundit, por ato janë gjithmonë e më të vështira.

Liudmyla është njëra prej banorëve, e cila ka vendosur që është koha që a fëmijët e saj më të vegjël të largohen, sepse s’mund t’i lejojë ata të luajnë jashtë, derisa bombardimet vazhdojnë.

“Do t’i shoh sërish kur të ndalojnë bombardimet”, u shpreh ajo.

Mykolaiv ishte një nga qytetet e para të sulmuar kur filloi pushtimi, ky rajon është kyç për strategjinë ruse për të prerë të gjithë bregdetin jugor, raporton BBC.

Por, përkundër granatimeve e gjendjes së rëndë, Liudmyla thotë se po mundohen të mbahen.

“Falë zotit po mbahemi. Nganjëherë kam shumë frikë se mos më rrëmbejnë dhe më marrin. Nga ana tjetër jam e sigurt dhe vazhdoj t’ua them të gjithëve këtë që nuk kanë punë këtu. Ata duhet të dinë më mirë se sa të bredhin në tokën tonë”, u shpreh tutje ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur bëhesh i rritur?

Story i radhës

BDI-ja është e vetmja parti që njëzetvjet radhazi punësoi rininë shqiptare jashtë vendlindjes

Të fundit nga