Myftiu i Shkupit Qenan Ismaili nga nesër starton nismën “DITË E HAPUR”

Myftiu i Myftinisë së BFI-Shkup Dr. Qenan Ef. Ismaili nga ky muaj fillon me realizimin e nismës “Ditë e hapur” për të dëgjuar nga afër idetë dhe ankesat e qytetarëve për çështje të ndryshme shoqërore.

Kjo iniciativë do të startojë nesër ndërsa do të realizohet nga ora 10 deri në ora 14.

“Të nderuar,
Çdo të marte të parë të muajit, prej orës 10:00-14:00, në kuadër të nismës “DITË E HAPUR” do të mirëpres të gjithë qytetarët në takim joformal për t’i shpalosur idetë, sygjerimet, ankesat, propozimet si dhe për të diskutuar për shumë çështje të tjera.

Ju ftoj për bashkëpunim të plotë në të mirë të avancimit të shërbimeve tona dhe korrektësisë ndaj besimtarëve!

Nesër, prej orës 10:00-14:00.

Mirë se vini”!, ka njoftuar përmes facebook Myftiu i Myftinisë së BFI-Shkup Dr. Qenan Ef. Ismaili.

Ngjarja paraprake

139 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Ngjarja e ardhëshme

Metoda që qetëson nervozizmin dhe të qarat e bebes për 9 minuta

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian