Mustafaj: Vendimi për zgjedhjen e kryetarit i nxituar, Basha po thellon gabimet e 2017, Gjana i pabesueshëm

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet që pritet që të zhvillohen në anëtarësinë e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Mustafaj në fjalën e tij në studion e Radar në ABC është shprehur se PD ndodhet në një gjendje të vështirë dhe shqetësuese.

Sipas tij vendimi për zgjedhje ishte shumë i nxitur, për këtë fajëson Bashën se tregon se kërkon që të manipulojë administratën e partisë për të fituar zgjedhjet.

“Gjendja më duket shumë shqetësuese, PD më duket e vdekur e demoralizuar dhe jo ajo që kërkojnë shqiptarët. Jam shumë i shqetësuar sepse një gjë e tillë do të thotë një opozitë jo funksionale. Nuk mund të flitet për një ndarje të PD por ka dy qëndrime të ndryshme brenda PD-së. Ajo që pamë dhe mësuam indirekt, tregon se në Këshillin Kombëtar një pjesë e personaliteteve kanë një shqetësimit të madh dhe unë e kuptoj shumë mirë një gjë të tillë. Unë në 2017 kam kërkuar me forcë dorëheqjen e Bashës, ndërsa tashmë nuk e bëra më pasi ka një kalendar zhvillimesh që duhet ti mbledhë Basha siç ishte dhe mbledhja e fakteve për masakrën zgjedhore të 2021.

Unë kam bindjen se askush më shumë se Basha është më i interesuar që të dalë në pah e vërteta, ai duhet që ta drejtojë këtë proces i mbështetur dhe nga strukturat brenda PD-së.

Rëndësi tashmë ka vetëm puna e institucioneve dhe jo ajo që besojmë ne, e rëndësishme është çfarë do të thotë KAS dhe kryekomisioneri. Unë kam besuar se duhet që të tërheqë këtë proces, por jo se do të tregohet kaq i pabesë për të futur Partinë në zgjedhje. Unë besoja se duhet një kohë më e gjatë për të gjithë kandidatët për të takuar anëtarësinë. Vetëm një proces i ngjashëm si ai që ndodh në SHBA mund ta nxjerrë partinë në dritë. Eksperienca ime dhe kultura ime politike, nuk më lejojnë që të besoj se do të jetë një garë, aq më tepër për një periudhë të shkurtër, një garë që ta mbyllë me Jemin Gjanën një person i pabesueshëm që është i njëanshëm dhe ka sulmuar kundërshtarët e Bashës në 2017.

Basha po thellon gabimet që bëri në 2017 për fushatën e bërë për zgjedhjet brenda Partisë”, tha Mustafaj.

Ngjarja paraprake

Zejd Rexhepi zbulon kandidatin e Alternativës për Çairin

Ngjarja e ardhëshme

Macron dhe Sisi bëjnë thirrje për një fund të shpejtë të armiqësive Izrael-Gaza

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian