Mustafa: Policia serbe po na shikon me llupë nëpër tubime

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa, ka folur për takimet me qytetarë gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Ai ka thënë se ka kontrolle strikte nga policia serbe për të respektuar në maksimum masat anti-Covid19.

“Nëse tubimet i kemi mbajtur me 500-600 qytetarë, tash duhet me nga 10-12 qytetarë maksimumi, pasi që policia na shikon me llupë gjatë takimeve që kemi me banorët”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se së shpejti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Komunën e Preshevës.

Ngjarja paraprake

Istogu shënon fitore të madhe

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti turk shpreh ngushëllime për 11 ushtarët e martirizuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian