Musliu: Qasja e OVL-së dhe heshtja e Speciales karshi dosjeve po i bëjnë dëm Kosovës

Betim Musliu nga IKD e ka quajtur të papranueshme heshtjen nga Gjykata Speciale për dosjet që thuhet se po rrjedhin nga ajo, për të cilat shton se duhet të ketë qëndrim publik nga ta për të ofruar “siguri juridike dhe fizike” për ata që janë të përfshirë në procese gjyqësore.

Musliu thotë se qasja e OVL-së karshi këtyre dosjeve është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën.

“Është e dhimbshme qasja që e kanë pasë OVL në raport me këto zhvillime. Po bëhen komente të shumta me këto. Këto dosje a po rrjedhin nga Dhomat e Specializuara apo nga dosjet e mëhershme që kanë qenë pjesë e arkivave të EULEX-it, apo janë të arkivuara nga vetë prokuroria e Serbisë që është mundu të jap kontribut për të ndërtu raste për t’u gjykuar shqiptarët në Speciale, mbetet të vërtetohet dhe është nivel i supozimeve tash. Mënyra si kanë vepru OVL është e gabuar dhe besoj që është duke u bërë dëm shumë i madh, sepse pavarësisht qëndrimeve të tyre se nuk e njohin Gjykatën Speciale, Dhomat e Specializuara me Kushtetutë janë institucione të Kosovës”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai thotë se OVL e UÇK-së do duhej t’i informonte organet e rendit me të pranuar dosjet e jo t’i bënte publike para mediave.

“Dëm po i bëhen të gjithë akterëve që janë pjesë në çfarëdo formë pjesë e procesit që zhvillohen në Dhomat e Specializuara, por në përgjithësi edhe Kosovës. Në momentin që kanë pranu dosje të tilla, a janë instrumentalizu nga dikush apo pa vetëdije, besoj se është e gabueshme sepse në momentin e parë që kanë pranu dokumente të tilla që mund të jenë të Gjykatës Speciale, është dashur menjëherë të informohen organet e rendit, pa i prekur ato dosje, të mos bëjnë show në publik dhe të mos kenë qasje personat e tretë në këto dosje”, shtoi ai.

Sipas Musliut, po ndikon vetë heshtja e prokurorëve nga Specialja në humbjen e besimit duke mos dalur me një qëndrim publik.

“Është duke ndikuar edhe vetë heshtja e gjyqatrëve dhe prokurorëve, do duhej të dilnin me një deklararim publik, sepse ajo drejtësi sido që të jetë, është diçka që do ndaj drejtësi në emër të viktimave, në emër të popullit të Kosovës. Prandaj duhet të dalin me qëndrim publik për këto dosje që po supozohet se janë nga Dhomat e Specializuara, nëse janë duhet të ketë një zingjir përgjegjësish se prej ku kanë rrjedhë dhe si kanë rrjedhë”, ka përfunduar ai.

Ngjarja paraprake

Letërsia kumanovare prezantohet në Korçën poetike

Ngjarja e ardhëshme

Veliaj: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë se në Korçë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian