Musliu: Nuk është e lehtë të luash kundër ‘tëndit’

Maqedonia mundi Kosovës dhe siguroi finalen e Play Off të Ligës së Kombeve, duke iu afruar Kampionatit Evropian.

Përplasja me Kosovën ka qenë një barrë shtesë psikologjike për disa lojtarë të Maqedonisë, dhe në mesin e tyre ishte edhe Visar Musliu, që tha se nuk ishte e lehtë të luash kundër “tëndit”.

“Së pari duhet të them se jam shumë i lumtur për kalimin në finale”, ka deklaruar fillimisht Musliu.

“Të them të drejtën, nuk është e lehtë të luash kundër “tëndit”, por gjithsesi ky është një sport, ne jemi profesionist dhe në fund jeta vazhdon pas kësaj ndeshjeje”.

“Qëllimi ynë ishte të fitonim dhe të ishim atje ku duam, në finale”.

Ngjarja paraprake

BE planifikon të blejë 500 mijë doza të ilaçit remdesivir

Ngjarja e ardhëshme

Putin fton në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian