Musk mund të bëhet njeriu më i pasur në planet

Elon Musk, sipërmarrësi pas Tesla dhe SpaceX e nisi vitin e ri në kërkim të një titulli të ri: njeriu më i pasur në planet.

Një rritje prej 2.8% e vlerës së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike Tesla rriti pasurinë e Musk e cila tani qëndron vetëm 3 miliardë dollarë larg pasurisë së bosit të Amazon Jeff Bezos sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Inxhinieri i lindur në Afrikën e Jugut kishte pasuri prej 181.1 miliardë dollarë, shumë pranë Bezos që mban titullin si njeriu më i pasur në botë që prej Tetorit 2017.

Gjatë 2020-ës vlera e aksioneve të Tesla u rrit me 743% vitin e kaluar pas rritjes së ndjeshme të fitimeve. 500 njerëzit më të pasur shtuan një pasuri rekord prej 1.8 trilionë dollarësh vitin e kaluar, ose 31%më shumë. /CIO Albanian

Ngjarja paraprake

Studimi! Pse seksi pas kësaj moshe është më i miri

Ngjarja e ardhëshme

Këshilli i Prindërve të Prishtinës reagon ndaj kërkesës së SBASHK-ut, për shtesat prej 100 eurosh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian