musiala mbrohet nga bayern pas kritikave te hamann 66e4761628ac5

Musiala mbrohet nga Bayern pas kritikave të Hamann

September 13, 2024
1 minut lexim

Drejtori sportiv i Bayern-it, Christoph Freund, dhe trajneri Vincent Kompany kanë dalë në mbrojtje të sulmuesit të ri Jamal Musiala, pas kritikave të fundit nga ish-lojtari i njohur Dietmar Hamann.

Sipas Hamann, Musiala për shkak të egozimit të tij duhet të largohet dhe në vend të tij duhet të sillet të sjellë talentin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

Por Freund e ka theksuar rëndësinë e Musiala për klubin bavarez.

“Nuk më duken me vend kritikat e bëra ndaj Jamal Musiala. Ai është një lojtar fantastik. Në vende të tjera, kur shohin një talent si Musiala, ekzaltohen dhe të gjithë e vlerësojnë. Duhet të jemi të gëzuar që kemi një lojtar të këtyre përmasave”, ka thënë ai.  

Edhe trajneri Kompany ka qenë në të njëjtën linjë me Freund.

“Mendoj se ai do të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë të globit”, ka thënë ai, duke treguar besim të plotë në aftësitë e sulmuesit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

loja vazhdon evakuimi i te plagosurve dhe bombardimi i urave ne kursk 66e471675bc7b
Story i mëparshëm

‘Loja vazhdon’, evakuimi i të plagosurve dhe bombardimi i urave në Kursk

kapet hajni ne suhareke 66e47743b6fdb
Story i radhës

​Kapet hajni në Suharekë

Të fundit nga

Sa po respektohen kushtet e lejeve të ndërtimit?

Rrëzimi i vinçit në një vendpunishte në Prishtinë disa ditë më parë, ngriti alarmin për sigurinë e ndërtimit në kryeqytet. Kësisoj, po kërkohet inspektim më i shtuar në këtë fushë. Probleme të
ShkoLartë