Musa Selimi dekoron Krasniqin dhe Dujakën, me rastin e daljes në pension! 

Prof. dr. Sadik Krasniqi dhe prof. asoc. dr Aziz Dujaka, sot u pensionuan! Ata i dhanë shumë kulturës fizike, sidomos Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sportit. Nga dora e tyre dolën shumë studentë dhe studente të dalluara, që sot janë shembulli më i mirë në shoqërinë tonë sportive. 

Profesorët punuan me përkushtim dhe ishin të dashur për secilën gjeneratë. 

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit, Musa Selimi, ka shprehur fjalët më të bukura për profesorët që u pensionuan sot, sipas tij, ishin frymëzim për gjeneratat e reja dhe mësuan shumëçka nga lëmia e kulturës fizike.   

“Sot, profesorët e nderuar prof. dr Sadik Krasniqi dhe prof. asoc.dr Aziz Dujaka u dekoruan me rastin e daljes në pension! 
Faleminderit për punën e shkëlqyeshme dhe kontributin e  madh ndër gjenerata!”, ka shkruar Selimi.

Padyshim, prof. dr. Sadik Krasniqi dhe prof. asoc. dr Aziz Dujaka, sa ishin të emocionuar me daljen në pension aq edhe krenar që i shërbyen me dije gjeneratave të ndryshme dhe që sot shteti i Kosovës ka një brez të ri e të shkëlqyer, që po lënë pas vete pasardhës të spikatur.

Ngjarja paraprake

Çairi edhe me një post të rëndësishëm! Ja kush emërohet Zv/drejtor i Drejtorisë së të hyrave publike!

Ngjarja e ardhëshme

Dika: Balancuesi etnik, dukuri e një shoqërie të ndarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian