Në vazhdën e vizitës së tij në Kiev, ministri për Çështje Evropiane ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të Ukrainës. Pas takimit me zv/ministrin e Jashtëm, Murtezani ka zhvilluar një takim me kryetaren e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në BE, Ivanna Klimpush-Cincadze.
Njoftimi i Murtezanit:
Në Kiev, u takova me Ivanna Klimpush-Cincadze, Kryetare e Komitetit për Integrimin e Ukrainës në BE. Diskutuam për rolin kyç të parlamenteve në avancimin e reformave dhe procesin e integrimit evropian.
Rruga jonë drejt Evropës bazohet në vlera dhe përkushtim të përbashkët. Së bashku jemi më të fuqishëm.
Burimi: alfax.mk