murtezaj sheh mungese serioziteti ne diplomacine e jashtme te kosoves 65a0355ef2b35

Murtezaj sheh mungesë serioziteti në diplomacinë e jashtme të Kosovës

January 11, 2024
min lexim

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Valon Murtezaj ka folur lidhur me pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në diplomaci.

Sipas profesorit Murtezaj, Kosova duhet të fokusohet në dy dimensione atë të njohjeve të reja e thellimin e relacioneve diplomatike me vendet njohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Është vështirë të themi se cili është perceptimi në nuanca i shumë vendeve për Kosovën. Do të doja të thoja se konsolidimi i shtetësisë së Kosovës duhet të jetë prioritet i diplomacisë së Kosovës. Janë dy dimensione madhore e para është njohjet e reja dhe thellimi i relacioneve diplomatike me vendet që e kane njohur Kosovën dhe e dyta është anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.  Natyrisht që sulmi terrorist paramilitar me përmasa të agresionit i 24 shtatorit i sponzorizuar dhe i organizuar  nga Serbia tani më ka evidencë, e ka sjellë në vëmendje Kosovën. Në njërën anë është situatë fatkeqe që kemi një shtet fqinj që i shkakton probleme Kosovës, dhe në anën tjetër është vetëdijesimi i shteteve tjera për situatën fragjile për shkak të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë e cila është në linjë më politikën destabilizuese të Rusisë”, ka thënë ai.

Për Murtezajn, Kosovës i duhet një koordinim i vazhdueshëm me NATO-n, Bashkimin Evropian e partnerët ndërkombëtar.

“Kosova duhet ta ndjej vetën si shtet i pavarur dhe institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe të vetëdijshëm për rolin e tyre. Po ashtu koordinimi i mirë më partnerët ndërkombëtar dhe partnerët e Bashkimit Evropian duhet të mirëmbahen vazhdimisht sepse janë dy aspekte jo vetëm sepse siguria e Kosovës në rastin më përfundimtar është përgjegjësi e NATO-s, por sepse është edhe në interes të Kosovës.

I pyetur për strategjinë diplomatike të kësaj qeverie, ai ka theksuar se ka kapacitete por vërehet mungesë serioziteti.

“Konsolidimi i shtetësisë, njohjet e reja dhe anëtarësimet, në këtë aspekt duhet një punë e madhe e gjithë strukturës shtetërore. Nuk mund të themi që nuk ka staf të kualifikuar në Ministrinë e Jashtme, sepse ka, por është e rëndësishme se si bëhet strategjia, qoftë si vizion, cilat janë prioritetet, taktikat e negocimit, prioritete dhe aspekti se sa konsistent dhe sa mençur përdoren resurset që ka Kosova. Është tepër e rëndësishme se si funksionon gjerat e brendshme brenda ministrisë së jashtme dhe këtu është 100 për qind aspekti qeverisëse të lidershipit menagjerial ku shpesh herë ne kemi parë mungesë të serioziteti”, është shprehur ai.

MARKETING

RENT A CAR

banesat e konfiskuara te mijallkovit i bleu firma e djalit te tij 65a034c02fc85
Story i mëparshëm

Banesat e konfiskuara të Mijallkovit i bleu firma e djalit të tij

njeri nga te plagosurit ne spitalin e tetoves ne gjendje me te rende dergohet ne shkup video 65a0359ecb5fc
Story i radhës

Njëri nga të plagosurit në Spitalin e Tetovës në gjendje më të rëndë, dërgohet në Shkup/VIDEO

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë