Muriqi pirati i Lazios

Lazio të hënën mbrëma ka publikuar fotografi të Vedat Muriqi nga stërvitja me këtë skuadër të njohur italiane.

“Një pirat në ekipin tonë”, ka shkruar klubi nga Roma në “facebook”.

Muriqi ka disa ditë që ka nisur stërvitjet me Lazion dhe madje është paraqitur në një ndeshje kontrolluese brenda ekipit. Ai po sanon një lëndim e po ashtu kaloi koronavirusin.

Muriqi nuk është grumbulluar me Kosovën për ndeshjen vendimtare me Maqedoninë e Veriut e po ashtu për ndeshjet me Slloveninë dhe Greqinë.

Muriqi nuk ka debutuar ende për Lazion.

Ngjarja paraprake

Ganiu: Qytetarët e Çairit i kanë 40 milionë denarë borxh komunës!

Ngjarja e ardhëshme

Kryemadhi bën thirrje të mos mbahet maska, thotë se Rama nuk e ka merak shëndetin e shqiptarëve

të fundit nga