Muriqi luan lojën e parë me Lazion, po rikthehet nga lëndimi

Topgolashënuesi i Kosovës dhe njëri prej lojtarëve me të mirë të saj, ka bërë paraqitjen e parë të tij me Lazion sonte, ku luajti një ndeshje miqësore kundër Formellos

Lazio ka udhëtuar me një kamp stërvitor në Formello ku është duke u përgatitur për ndeshjet pas një jave në Serie A, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Dje Vedat Muriqi ka treguar arsyen se kishte munguar me Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut.

Përpos kësaj, ai dje po ashtu në letër ka shpjeguar se ka filluar ditët e fundit që të stërvitet me Lazion, andaj paraqitja sonte me të në një ndeshje përgatitore është e kuptueshme.

Ndryshe, Lazio e fitoi këtë takim me rezultat 3-0.

Muriqi në vijën e sulmit startoi bashkë me Caicedon, me të cilin pritet që të këtë edhe një konkurrencë për vendin e startues në sezonin e ri tek skuadra e kryeqytetit italian.

Ngjarja paraprake

Kryemadhi zbulon pse u zhduk për tre javë: Bëra një operacion!

Ngjarja e ardhëshme

Amdi Bajram: Nuk do të ketë dasëm, e anuluam

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian