Murati mori ftesë nga ministri rus Çujçenko për pjesëmarrje në jubileun e Forumit Ndërkombëtar Juridik në Shën Petersburg

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Sali Murati mori ftesë nga ministri i Drejtësisë i Federatës së Rusisë, Konstatin Çujçenko, për të marrë pjesë në jubileun e 10-të të Forumit Juridik Ndërkombëtar, që do të mbahet nga 18 maji deri më 22 maj të vitit të ardhshëm në Shën Petersburg.

Ftesa sot iu dorëzua Muratit, në takim pune, nga ana e ambasadorit rus në vend, Sergej Bazdnikin.

“Murati pranoi me kënaqësi ftesën dhe mundësinë e delegacionit të Gjykatës për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje botërore. Përveç kësaj, në takim u shkëmbyen përvojat nga funksionimi dhe puna e Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të Federatës ruse gjatë pandemisë së koronës”, theksojnë nga gjykata. bs/bsh/

Ngjarja paraprake

Dëmshpërblimet e tërmetit/ Jepen 6 mijë pagesa

Ngjarja e ardhëshme

Rahoveci i bën tri përforcime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian