Murati bëhet ‘mollë sherri’ mes Melisës dhe Sindit

Konkurrenti i ri i ‘Përputhen’ nxiti debat mes vajzave.

Ditë më parë, Sindi dhe Melisa bënë paqe, pas mosmarrëveshjeve që kishin javët e kaluara.

Por, duket se ky sherr po rikthehet sërish dhe shkak kësaj radhe është protagonisti i ri i ‘Përputhen’, Murati.

Ky i fundit jeton në Turqi dhe së fundi vendosi t’i bashkohet emisionit, ndërsa sonte kishte një takim katër minutësh me Melisën.

Pas përfundimit të këtij takimi, ishte Sindi ajo e cila preferoi që ta zgjedh pikërisht Muratin për takimin e ardhshëm.

Kjo bëri që Melisa të reagojë menjëherë, duke thënë se Sindi po frikësohet se do ia merrte atë.

“Sa shpejt ke frikë, duro se sapo pe takimin tim me Muratin, direkt e zgjodhe. Ke frikë se të ikë nga duart”, i thotë me të qeshura Melisa.

Ngjarja paraprake

Bideni thotë se po të ishin protestuesit në Capitol me ngjyrë, do të ishin trajtuar ndryshe

Ngjarja e ardhëshme

Flick mund të arrijë rekord të ri tek Bayern

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian