Muqolli: Besën e shoh më të fortë se Bosna Visoko

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, lideri Besa Famgas nga Peja, me padurim e presin ballafaqimin me skuadrën boshnjake Bosna Visoko Vispak, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkuj). 

Pejanët janë të përgatitur maksimalisht dhe besojnë e shpresojnë se do të kualifikohen në rrethinë e tretë, duke e marr parasysh edhe faktorin e cilësisë që është në anën e tyre. 

Të dyja takimet do të luhen në palestrën e sportit në ”Karagaç” në Pejë, e para, të shtunën (nesër) në orën 15.00 dhe e dyta, të dielën (pasnesër në 16.00).

Image

Kryetrajneri  i Besës, Javier Cabanas, së bashku me trajnerin Arben Muqolli dhe i gjithë stafi kanë bërë një punë të madhe ashtu si i ka hije një klubit bindshëm më të organizuar dhe më të mirë në vendin tonë. 

“Te them të drejtën, kemi informacione  për këtë ekip, mendoj se është ekip i përgatitur dhe cilësor”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Edhe terreni është një përparësi për Besa Famgas-in. “Edhe terreni po se po është përparësi, por edhe sikur të luhet një ndeshje këtu dhe një në Bosnje, prapë favoritë jemi ne për këtë ndeshje.

Besën e shoh më të fortë momentalisht edhe në organizim edhe në kualitet, ndërsa kam dëgjuar se ata (Bosna) kanë disa probleme. Besa ka lojë më kualitative dhe mundet që të bëj edhe me ekipet tjera rezultate.

Kemi ekip shumë më të mirë, mund të them me plotë të drejtë për Evropë, ndërsa për Kosovë jemi bindshëm më të mirë dhe pa konkurrencë momentalisht.
Sponsori Famgas ka bërë shumë që të arrijmë sa më shumë në arenën ndërkombëtare”, theksoi Muqolli.

Ish hendbollisti dhe trajneri i kampionit, tha se të gjitha ekipet janë të forta në Kupën e Evropës. 

“Fakt se ka ekipe shumë të forta në këtë ligë, dhe shpresoj se do të kemi edhe fatin që mos të na bien ekipe shumë të forta që të kalojmë apo të shkojmë sa më lart në Kupën e Evropës. Ka shumë ekipe të forta, do të jetë më problem, por nuk ka ekip që nuk mundet Besa me mposhtur. Është më vështirë dhe edhe ato ekipe janë më kualitative, me eksperiencë dhe që moti në garat evropiane”, nënvizoi ai.

Pejanët janë të kompletuar. “Jemi komplet, nuk kemi asnjë problem me lojtarët, jemi ruajt këto ditë nga puna e këtij virusi, mos të kemi të infektuar.

Sot edhe kemi me bërë testin edhe besoj se nuk do të kemi asnjë problem në këtë drejtim”, shprehet optimist Muqolli.

Ngjarja paraprake

Erdoğan pret në takim shefin e Këshillit të Lartë për Pajtim Kombëtar të Afganistanit, Abdullah

Ngjarja e ardhëshme

Reagon Ministria e Shëndetësisë: Ftojmë Bashën që të ballafaqohet me autoritetet!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian