Munishi: Jam shumë i befasuar nga Besa

Ballkani ka arritur edhe fitoren e radhës, këtë herë suharekasit mposhtën thellë Besën për të vazhduar me formën e mirë.

Pas ndeshjes në prononcim për ArtSport1 doli trajneri i “Xhebrailave”, Ismet Munishi i cili duket se ka mbetur tejet i impresionuar nga ajo që pa tek skuadra pejane.

“Nuk ishte aspak e lehtë, Besa tregoi paraqitje shumë të mirë. Jam shumë i befasuar me lojën mjaftë të mirë të Besës dhe ky rezultat nuk ishte aspak real”

“Pash djelmosha të ri dhe shumë të talentuar tek Besa, paraqitje fenomenale pati portieri i tyre Kolaj”

“Forma e Dakut e jashtëzakonshme, Daku ka punu mirë kemi punuar në gjithçka me të. Kemi qenë ne që kemi besuar në Dakun dhe po shihet që kemi pas të drejtë”- përfundoi trajneri.

Ngjarja paraprake

Luana bëhet kopje e Jennifer Lopez

Ngjarja e ardhëshme

Eliot Engel-Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Bill Clintoni dhe NATO, jo ti

të fundit nga