Mungesa e rrymës në Shkup, ministri Sali: Agregatët e Klinikave funksionojnë dhe kujdesi për pacientët nuk mungon

Për shkak të ndërprerjeve të disahershme të energjisë elektrike në rajonin e Shkupit, në Klinikat e Qendrës Universitare “Nënë Tereza” janë marrë masa shtesë.

Të gjithë agregatët janë vënë në funksion, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Njoftojmë opinionin se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë pasdites në Shkup, në Qendrën Klinike në Shkup janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur çdo pasojë në funksionimin normal. Agregatët e Klinikave po funksionojnë pa probleme dhe kujdesi shëndetësor për pacientët nuk pengohet në asnjë moment”, shkroi Sali në Facebook.

Story i mëparshëm

Problemet me rrymën në Shkup, aktivizohen agregatët në Klinika

Story i radhës

Fermerët grekë kërcënojnë të bllokojnë autostradat në protestë për energjinë

Të fundit nga