Mungesa e kartave grafike Nvidia do të vijojë gjatë gjithë 2021

Sektori i video lojërave është një prej tregjeve i cili i ka rezistuar pandemisë së Covid-19. Ndërsa shumë evenimente gaming janë anuluar si BlizzCon, PAX West etj, shitjet e video lojërave janë rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Si rezultat më shumë njerëz po ndërtojnë kompjuterë gaming dhe kjo ka shkaktuar edhe mungesa të shumta në karta grafike aq të vështira për tu gjetur. Nvidia thotë se kjo situatë nuk ka për të ndryshuar.

Ditën e Hënë, gjatë një takimi me investitorët për vitin fiskal 2022, Nvidia tha se mungesa e kartave grafike në treg do të vijojë edhe për disa muaj sepse kompania nuk përmbush dot kërkesat e klientëve.

Në tërësi kërkesa mbetet e fuqishme dhe tejkalon mundësitë tona prodhuese dhe furnizuese. Presim që kërkesa të tejkalojë kapacitetet tona edhe përgjatë gjithë këtij viti,” tha CFO e Nvidia Colette Kress.

Të gjithë e dinë sesa e vështirë është të gjesh një kartë grafike Nvidia sot. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Wanda dhe Mauro ndajnë çaste intime me ndjekësit

Ngjarja e ardhëshme

Haradinaj kujton tragjedinë e 22 viteve më parë në Mitrovicë: Kemi obligim të këmbëngulim për drejtësi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian