Mundësia për një vaksinë të përbashkët kundër COVID-19, i bën bashkë Putinin dhe Merkelin

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit, raporton AFP-ja.

Kremlini njoftoi se diskutimet u zhvilluan në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët të martën.

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”, tha Kremlini në një deklaratë.
Në deklaratë u theksua se është arritur pajtimi që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara.

Të dy udhëheqësit diskutuan, gjithashtu zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro ruse në Ukrainën Lindore, pasi situata ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes, më 2015.

Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e bllokimeve në të gjithë vendin.
Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar bashkërisht nga “Pfizeri” dhe kompania me bazë në Mainz “BioNtech”, ndërsa Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj “Sputnik V”.

Në muajin gusht 2020, Rusia njoftoi se do të fillojë përdorimin e vaksinës së saj para fillimit të provave klinike në shkallë të gjerë, duke ngritur shqetësime mbi shpejtësinë e procedurës së licencimit.

Disa kritikë e kanë përshkruar këtë veprim si një mjet për të forcuar ndikimin gjeopolitik të Rusisë.

Alexander Gintsburgu, drejtori i qendrës shtetërore të kërkimit “Gamaleya” që e zhvilloi vaksinën “Sputnik”, të martën tha se mbi 1 milion njerëz në Rusi janë vaksinuar.

Moska dërgoi gjithashtu vaksinat e saj në Bjellorusi, Serbi dhe Argjentinë dhe njoftoi se Bolivia do të furnizohet me 2.6 milionë doza.

Ngjarja paraprake

Prishtina fillon përgatitjet

Ngjarja e ardhëshme

ISHP: Vazhdon trendi i uljes së infektimeve nga Kovid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian