Mundësi për reshje shiu

Kushtet meteorologjike paksa më dinamike, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, pritet të përmirësojnë pak cilësinë e ajrit, ku indeksi i cilësisë së ajrit parashihet të zbres edhe përreth vlerave mesatare, vende-vende edhe në të mjaftueshme, mirëpo orëve të mbrëmjes sërish mund të rritet në vlera të dobëta.

18.11.2020 – Kryesisht me vransira, pasdite vende-vende intervale të shkurta me diell. Nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 12C, e në vise malore 2C deri 6C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 1.

19.11.2020 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta. Ditën kthjellime me intervale më të gjata me diell. Temperaturat në vise të ulëta 1C deri 11C, e në vise malore -1C deri 8C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s. Indeksi UV: 2.

Ngjarja paraprake

A munden meshkujt dhe femrat të jenë vetëm miq?

Ngjarja e ardhëshme

Ramos frikëson Realin pas lëndimit te Spanja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian