Mund të fluturojë shtatë ditë pa karburant, SHBA me aeroplan special në rast se vjen fundi i botës

Amerika ka aeroplan për fundin e botës. Në
të vërtetë SHBA i ka katër nga ata. Por qeveria e SHBA-ve nuk pranon të flasë
publikisht për aeroplanët e fundit të botës.

Amerikanët kanë aeroplan special në rast se vjen fundi i botës. Aeroplani ngjan si zyra e madhe fluturuese e presidentit të shtetit, i njohur si Air Force One.

Megjithatë, ky aeroplan do të mund të mbronte njeriun e parë të SHBA-ve, bashkë me eskortën e tij, edhe në rast se shpërthen lufta bërthamore.

Amerika
ka krijuar aeroplan për fundin e botës. Në të vërtetë SHBA i ka katër nga ata.
Por qeveria e SHBA-ve nuk pranon të flas publikisht për aeroplanët e fundit të
botës. Aeroplanët thuhet se janë si pasqyrë të aeroplanit presidencial.

Ky aeroplan është ndërtuar për qeverinë amerikane në rast të një lufte bërthamore ose fatkeqësi të tjera.

Një konvertim i 747 i quajtur E-4B, dhe mund t’i bëjë ballë një bombe nukleare, shpërthimeve të asteroideve dhe sulmeve terroriste duke qëndruar në ajër disa ditë edhe pa karburant

Bëhet fjalë për Boeing 747 të adaptuar me shenjën E-4B NAOC Doomsday Plane, me të cilin fluturoi presidenti amerikan në kohën e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Aeroplani është në gjendje të përballojë edhe sulme nukleare, goditje nga asteroidet dhe sulme terroriste dhe mund të fluturojë me ditë të tëra pa pasur nevojë të furnizohet me karburant. Megjithatë, për shkak se vaji i motorit duhet të merret në tokë, fluturimi mund të zgjas “vetëm” shtatë ditë, transmeton Gazeta Sinjali.

Shtresa
e veçantë e mbron nga rrezatimi dhe ka 17 antena me një sistem të plotë të
teknologjisë më të lartë. Pajisjet e komunikimit janë të vendosura në një dhomë
të veçantë pas pilotit.

Aeroplani i Ditës së Fundit ka tre nivele dhe mund të strehojë 112 njerëz, përveç ekuipazhit.

Ky aeroplan u porosit nga Ronald Regani në vitet ‘80, ditët e fundit të Luftës së ftohtë. Teoricientët e komplotit thonë se pikërisht në këtë aeroplan u vendos pothuajse gjithë kreu shtetëror në kohën e sulmeve të 11 shtatorit.

Ushtria dhe qeveria e SHBA-ve i kanë ikur dhënies së çdo informacioni për këtë aeroplan, prandaj të dhënat mbeten në nivelin e thashethemeve dhe hamendjeve./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Labi “shpërthen” ndaj Naim Krasniqit: Na ka përulë, kurrë s’kam me harru atë njeri veç për keq

Ngjarja e ardhëshme

Viti 2020 ishte i Ezgjan Alioskit – nga futja në Ligën Premier me Leeds United, deri te kualifikimi në Kampionatin Evropian

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian