Muja ndanë rekuizitat për të gjitha klubet

Mundja si çdo sport tjetër në shtetin e Kosovës, po ballafaqohet me vështirësi për shkak të rrethanave të njohura në gjithë botën, pandemia!

Kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja, ishte i pranishëm në ndarjen e rekuizitave sportive për klubet e mundjes më qëllim të krijimit të kushteve sa të mira për sportistët në këtë kohë të shkaktuar nga virusi Covid 19.

“FMK duke u bazuar në kërkesat që i kemi pasur nga klubet e mundjes në këtë situatë të shkaktuar nga Covid 19 është parë si shumë e nevojshme në mënyrë që t’ju jepet sa më tepër hapësirë dhe të kontribuojmë sa më shumë për zhvillimin e sportit te mundjes.

Image

Rekuizitat sportive do ju shërbejnë klubeve të mundjes që të ju përmbahen rekomandimeve të MSH-së dhe ISHPK-së, që në palestra të mos ketë më shumë se 20 sportistë.

Image

Rekuizita sportive u ndanë për të gjitha klubet e mundjes qe janë të regjistruar në FMK”, njofton Genc Fazlija, sekretar i përgjithshëm i FMK-së.

Ngjarja paraprake

“GucciFest” po mbahet – ja si ta shihni

Ngjarja e ardhëshme

President për marre, Meta: Gratë e Bjellorusisë janë të papara

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian